Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot para qytetarëve të Prishtinës programin zhvillimor, duke premtuar implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin dhe realizimin e projekteve kapitale që, sipas tij, do ta transformojnë metropolin e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka premtuar stadiumin e ri në kryeqytet, sallën komerciale, uljen e çmimit të energjisë dhe mbështetje për studentët, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Prishtina fiton me Kosovën Fituese 137
Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon.
Unaza e Jashtme do të përfundojë më në fund, duke lehtësuar qarkullimin në kryeqytet.
Stadiumi i ri dhe Salla Koncertale do ta bëjnë Prishtinën qendër të sportit dhe kulturës në rajon.
Programi ynë qeverisës garanton rritje ekonomike deri në 7%, me paga mesatare mbi 1000€ dhe pensione jo më pak se 500€.
Do të ulim çmimin e energjisë për 20% duke rritur prodhimin vendor në 1500 MW.
Pakoja prej 1 Miliard € për bizneset prodhuese-eksportuese do të hapë vende të reja pune.
Çdo student do të ketë bursë, pavarësisht universitetit.
Të rinjtë që nisin biznes do të marrin grante pa kthim, ndërsa punëkërkuesit do të kenë mbështetje financiare deri në punësim.
Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën janë çelësi i zhvillimit të vendit tonë. Vetëm kështu sigurojmë stabilitet afatgjatë dhe tërheqje të investimeve të huaja./Arbresh.info
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...