Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka organizuar pritje për delegacionin nga lowa.
Haradinaj ka thënë se partneriteti me shtetin e Lowa-s u kurorëzua me shumë marrëveshje të reja në fusha të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka pranuar certifikatën e nderit nga Dhoma e Përfaqësueve të lowas.
Postimi i plotë:
Sonte, pata nderin të organizoj pritje për delegacionin nga Iowa, që ishin me ne gjatë kësaj jave. Partneriteti ynë me shtetin e Iowa-s u kurorëzua me një sërë marrëveshjesh të reja në fusha të ndryshme, që është dëshmi se ne kemi qenë bashkë për vite të tëra dhe se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë bashkë.
Kënaqësi e veçantë të pranoj çertifikatën e nderit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Iowas për kontributin e dhënë në avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Populli i Kosovës është krenar që ka në krah miqtë amerikanë.
Zoti e bekoftë Iowa-n, ShBA-në dhe miqësinë tonë të përhershme.
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...