Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj u ka bërë apel familjarëve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që mos të udhëtojnë nëpër Serbi.
Ky apel i tij vjen pas ndalimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu.
“Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Mos e bëni këtë!”, ka shkruar Haradinaj. /Arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...
Parashikimi i motit për sot
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...