Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut, ku do të diskutohet për sigurinë rajonale dhe globale.
Haradinaj ka thënë se emigracioni, terrorizmi ndërkombëtar, ngrohja globale, lajmet e rreme si dhe rezistenca e shteteve ndaj tyre, janë temat bosht të Forumit të sivjetëm të Dubrovnikut.
Postimi i plotë:
“Sot po marr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut, për sfidat me të cilat shtetet ballafaqohen në sferën e sigurisë rajonale dhe globale. Emigracioni, terrorizmi ndërkombëtar, ngrohja globale dhe lajmet e rreme, si dhe rezistenca e shteteve ndaj tyre, janë temat bosht të Forumit të sivjetëm të Dubrovnikut. Kosova është e përkushtuar që t’u përgjigjet këtyre temave, duke marrë pozicion konstruktiv dhe duke u mbështetur në partnerët e saj strategjikë“, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...