Sot bëhen 21 vjet që nga masakra e Lypeniqit.
E këtë masakër, si dhe 20-vjetorin e rënies së dëshmorët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, e ka kujtuar kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përulen me nderimet më të larta para veprës së të rënëve.
Postimi i plotë i Haradinaj:
Shumë bijë të kësaj toke me gjak kanë shkruar faqet e lavdishme të historisë sonë. Kujtojmë me krenari, në 20-vjetorin e rënies, dëshmorët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të cilët ranë për t’u përjetësuar në themelet e shtetit tonë të lirë. Po sot, kujtojmë 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj. Në luftën çlirimtare, vend lavdie zë bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës, Fadil Nimani, i cili përjetësisht do të kujtohet për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur. Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut dhe kombit.
“Lojtarët më të mirë në botë”, Arbeloa s’i ndal lëvdatat pas...
Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore,...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Shpalosja e flamurit kombëtar shqiptar shkakton tensione në ...
Alba: Po u martova, martohem vetëm me Limin, me asnjë tjetër
Trump: Është koha për të kërkuar një lidership të ri në Iran