Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot martirët e fshatrave Beleg dhe Irzniq të Komunës së Deçanit, në 19 vjetorin e masakrës.
Kryeministri Haradinaj, tha se masakra në Beleg, por edhe rënia heroike e dëshmorëve të Kosovës të rënë në fshatin Irzniq si dhe të rënët në përballje me pushtuesin në Betejën e Shishmanit të Bokës, janë dëshmi e përpjekjes për liri dhe pavarësi të
Kosovës.
“Kujtojmë sot martirët e Belegut dhe Irzniqit, të cilët u vranë dhe u masakruan 19 vjet më parë, 33 prej të cilëve ende janë të pagjetur. Poashtu, me krenari përulemi para aktit heroik të dëshmorëve të Kosovës të rënë në përballje me pushtuesin në Betejën e Shishmanit të Bokës. Përulemi para veprës të të gjithë dëshmorëve e martirëve, që u flijuan për lirinë e Kosovës. Lavdi!”, tha kryeministri Haradinaj.
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...