Haradinaj: Përulem para veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

09:39 | 21 Gusht 2019
A Z
Ramush Haradinaj e ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi në dy vjetorin e vdekjes së tij.

I pari i AAK-së ka thënë se përkulet para veprës së Rexhepit.

“Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesen shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit. Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare.

Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi” shkruan Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale