Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Tusuzit në Prizren, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar viktimat e këtij akti të rëndë gjenocidal të kryer nga forcat serbe në fundin e luftës së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai theksoi se Kosova ka paguar një çmim të lartë për liri, dhe se drejtësia për krimet serbe është një përgjegjësi e përhershme institucionale dhe kombëtare, shkruan Arbresh.info.
“Të vetëdijshëm se po e humbnin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe e shtuan egërsinë e tyre mbi shqiptarët në Kosovë. Në lagjen Tusuz të Prizrenit, vetëm pak javë para çlirimit, u ekzekutuan mizorisht 27 shqiptarë të pafajshëm dhe u dogjën mbi 250 shtëpi,” ka shkruar Haradinaj.
“Kosova ka paguar çmim të lartë për liri. Sot, dhe çdo ditë, është përgjegjësi e jona ta çojmë drejtësinë në vend për ndëshkimin e të gjitha krimeve serbe,” shkroi lideri i AAK-së./Arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...