Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku të vdekura kanë mbetur një grua së bashku me vajzën e saj, me dyshimin se kjo vrasje është kryer nga bashkëshorti i gruas.
Haradinaj ka kërkuar që përgjegjësit e krimit të marrin përgjigjen e duhur para drejtësisë.
“Privimi i jetës së dikujt është veprimi më jo njerëzor dhe më i papranueshëm. Si Kryeministër i vendit, e dënoj fuqishëm vrasjen e nënës dhe vajzës së saj në Brekoc të Gjakovës. Përgjegjësit e këtij akti duhet të marrin përgjigjen e duhur nga drejtësia”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas Haradinajt, Kosova është një vend i barabartë për të gjithë dhe veprime të tilla i godasin të gjithë, pa dallim gjinie.
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës