Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj tha se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit, për partinë e tij ishin shumë zhgënjyese.
Haradinaj në emisionin Pressing në T7 tha se rezultatin e kanë përjetuar shumë rëndë, duke shtuar se nuk kanë besuar se do të mund të dalin nën 10 ose 12 për qind.
“Rezultati për mua është zhgënjyes, e kemi përjetu shumë rëndë. Asnjëherë nuk kemi besu që nën 10-12 për qind sdo të jemi. Kemi punu shumë, kanë punuar strukturat, ka qenë një punë e madhe. Tani pse është kështu? Përbesë pak vështirë. Kemi dal shumë përball kësaj qeverie, me një qasje direkte, me siguri edhe kundërgoditjet kanë qenë direkte ndaj nesh”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se AAK në koalicion me Nisma dhe partitë e tjera, mori 62 mijë e 309 vota, ose 7.45 për qind.
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n