Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se Organizatat e Veteranëve kanë kryer punën e tyre sa i përket përpjekjeve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke dorëzuar 15 mijë nënshkrime të qytetarëve në peticion.
Në Debat D, ai tha se burrat duhet të mbajnë fjalën, teksa fliste për deputetët që nënshkruan nismën për shfuqizimin e kësaj Gjykate.
“Burrat duhet me mbajt fjalën. Ta shohim a po sillen si burra. Organizatat e Veteranëve kanë kryer punën e tyre”, tha ai.
Tutje, ai foli edhe për presionin që thuhet se presidenti Hashim Thaçi u ka bërë deputetëve të PDK’së për nënshkrimin e nismës për shfuqizimin e Speciales.
“Ai ka mundur t’i ndikojë disa deputetë, por jo të gjithë. Thaçi nuk ka mujt me ndiku tek Ganimete Musliu, për shembull”, tha tutje ai.
“Organizatat e Veteranëve gjithherë kanë qenë kundër Gjykatës Speciale. Me rëndësi është mos me qenë funksionale kjo Gjykatë. Ne nuk jemi kundër zbulimit të krimeve, nëse ato kanë ndodhur gjatë luftës”, shtoi ai.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...