Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ditëlindjen e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e përshkruar atë si bashkëpunëtor dhe udhëheqës në vitet e para të lirisë.
Ai ka kujtuar gjithashtu mbështetjen e Rugovës gjatë kohës kur ballafaqohej me drejtësinë ndërkombëtare.
“Me Presidentin Rugova ishim bashkëpunëtorë në vitet e para të lirisë, pikërisht atëherë kur kishte sfida e tema me rëndësi nacionale. Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit. Në ditëlindjen e tij kujtoj idetë, qëndrimet, por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare”, shkroi ai./Arbresh.info
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit