Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me qytetarët e sapokthyer në Kosovë e që po vendosen në karantina.
Haradinaj tha se pamjet e konviktit janë shqetësuese dhe se kërkohet ndërhyrje urgjente.
Postimi i plotë:
Të trajtohen me urgjencë qytetarët e sapo kthyer në Kosovë e që po mbahen në gjendje jo të mirë. Pamjet e konviktit janë shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje urgjente.
Më shqetësues është fakti që disa të moshuar janë në gjendje jo të mirë dhe mbahen të izoluar.
Ju bëj thirrje organeve përgjegjëse që të ndërhyn me urgjencë në këtë pikë përqendrimi, ndërsa trajtimi i tyre është obligativ në institucione shëndetësore.
Video e pranuar sot.
DH
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/videos/1310017759184803/
Gjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases në Fushë-...
Jaka nga IKD: Pas rinumërimit, integriteti i deputetëve të r...
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sotPrishtin...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...