Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot heroin e Kosovës, Enver Zymberi në përvjetorin e rënies.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se jeta dhe përditshmëria e Enverit, Afrimit dhe të gjithë atyre që bien për atdhe, është një mision i pandalshëm.
“Sot përkujtojmë rënien heroike të Enver Zymerit, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Policisë së Kosovës. Jeta dhe përditshmëria e Enverit, Afrimit dhe të gjithë atyre që bien për atdhe, është një mision i pandalshëm, i cili ushqehet nga vizioni se kushdo që prek territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, do të përballet me fuqinë në rritje, të cilën e ndjejnë vetëm ata që kanë dhuntinë që, kur e kërkon atdheu, të gjenden në pikat më të larta të shërbimit me dinjitet”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai