Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, gjenerali Haradinaj ka shkruar se Kosova është zhvilluar më shumë se vendet tjera në rajon për 24 vjet, teksa tha se Kosova ka ndërtuar gjithçka nga fillimi dhe tani e njeh krejt bota.
“Për këto 24 vjet në liri, Kosova është ndërtuar e është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, ndoshta më shumë se secili vend në rajon për të njëjtën periudhë kohore. Kosova ka ndërtuar gjithçka nga fillimi, e sot jemi shtet që njihemi ndërkombëtarisht, një vend për të cilin ka njohuri e gjithë bota”, ka shkruar Haradinaj.
Ai shtoi se është mirënjohës për përkrahjen e ShBA-ve dhe NATO-s.
“Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë”, ka thënë ai.
Në fund, ai theksoi se liria duhet gëzuar, t’i njihet vlera dhe të ndërtohet e ardhmja më e mirë./Arbresh.info
Izraeli ka goditur mbi 200 objektiva në Iran në 24 orët e fu...
Liverpool synon rikthimin ndaj Galatasaray, publikohen forma...
Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastr...
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...