Para mërgatës në Gjermani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar edhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së ka theksuar se qysh në javën e parë të qeverisjes, asociacionin do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.
“Javën e parë të qeverisjes, asociacionin e dërgoj në Gjykatë Kushtetuese. Ekziston çdo herë mundësia që Gjykata Kushtetuese edhe me rrëzu krejt ose me i hudh poshtë disa pika të asociacionit”, ka thënë Haradinaj.
Përshpejtimin e këtij procesi, Haradinaj e ka lidhur me zhvillimet e reja në Evropë dhe Washington.
“Nuk kam kohë me i humb Kosovës me këto zhvillimet e reja si në Evropë dhe si në Ëashington sepse mund të marrim goditje të papërballueshme dhe më të mëdha sesa këto që i kemi marrë deri tash për shtetësinë tone”, ka thënë Haradinaj në ‘Politiko’
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...
Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën...
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...