Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e ish-presidentit finlandez, Martin Ahtisaari.
Haradinaj ka thënë se Ahtisaari ishte një mik i madh i Kosovës si dhe njëri ndër figurat kyçe në rrugën tonë drejt shtetësisë, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Haradianj ka thënë se populli i Kosovës i është mirënjohës gjithmonë Ahtisaarit për kontributin e tij për shtet ndërtim.
“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Martti Ahtisaari, një mik i madh i Kosovës, njëri ndër figurat kyçe në rrugën tonë drejt shtetësisë. Populli i Kosovës i është mirënjohës gjithmonë për kontributin e tij në shtetndërtim dhe mbështetjen në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër