Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës me me të mandatuarin e LDK’së për Kryeministër, Avdullah Hoti.
Haradinaj ka thënë se nënshkrimi për koalicion qeverisës mund të ndodhë brenda pak ditëve.
“Mendoj se mund të ndodhë brenda disa ditësh nuk mund të marrë më shumë se një javë. Ai ka thënë se nuk do të marrë ndonjë post brenda qeverisë”, u shpreh ai.
Kryetari i AAK’së pas takimit ka thënë se me të mandatuarin e LDK’së ka biseduar për bashkëpunimin në qeveri dhe përkrahjen e Aleancës, raporton T7.
“Zoti Hoti më informoi se ka marrë besimin e partisë për t’u mandatuar për Kryeministër dhe ka shprehur bashkëpunimin dhe shprehi gatishmërinë që të bashkëpunojmë në një qeveri. Aleanca e jep përkrahjen dhe do ta përkrahim. Janë procedurat kushtetuese të mandatimit, pastaj përgatitja e një qeverie. Ende s’kemi arritur aty por ky ishte një konfirmim politik”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se nuk është biseduar për ministritë vetëm është diskutuar që është e rëndësishme të mos rritet numri i ministrive.
“Ende nuk është biseduar për ministritë, mendoj që është e rëndësishme mos me e rritë numrin e ministrave, zv.ministrave.”, ka thënë ai.
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...