Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj konsideron se Kosova hodhi hap të madh përpara me marrëveshjen në Uashington.
Sipas tij, me njohjen e Kosovës nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmuan lidership botëror dhe siç ka shkruar ai, konfirmuan interesin strategjik për paqe e stabilitet në Kosovë dhe rajon.
Ai, thotë se tash pritjet janë tek Vatikani.
“Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se pritjet e Kosovës janë që edhe BE të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, për të lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj. E po ashtu edhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur,
Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Ëashington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.
Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran.
Vetëm të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t’ia dalim.
I juaji, Ramush Haradinaj
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...