Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është pyetur në lidhje deklaratat e liderit të Nismës për koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.
E Haradinaj nuk ka dashur t’i komentojë këto deklarata.
“S’kam ndonjë koment, s’po më kujtohet asgjë… A keni ndonjë pyetje tjetër, kjo nuk është diçka relevante. Çdo gjë që lidhet me këta është e kaluar. Jemi para parlamentit. Jemi në bllokim të seancës. Sikurse e dini, ne në takt tonin si aleancë i kemi dhënë dy zgjidhje që mos të mbetemi të bllokuar siç kemi mbetur tash e sa kohë. Së pari kemi dhënë mundësinë të votojmë një kandidat të LVV-së, por që na bashkon me votë, kemi dhënë emra. Po ashtu, e kemi bërë edhe një veprim të dytë. Po ju kemi drejtuar gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të dalim nga kjo gjendje…”, tha Haradinaj.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...