Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo është dëshmi që lidhjet e shkurtra, janë korrupsioni më i keq.
”Kjo çfarë po ndodhë në KEK, është dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtëra janë korrupsioni më i keq!”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Kujtojmë se sot Policia e Kosovës ka bastisur zyrat e KEK-ut. Ndërsa me urdhër të Prokurorisë Speciale është arrestuar kryeshefi i KEK-ut i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”./Arbresh.info/
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës