“Ne kemi punuar shumë që të arrijmë në këtë fazë, për të qenë të gatshëm të bëhemi partner dhe të krijojmë marrëdhënie bilaterale edhe në fushën e sigurisë”, ka thënë kryeministri Haradina, në takimin që pati me shefin e Gardës Kombëtare Amerikane gjeneralin, Joseph L. Lengyel.
Postimi i plote:
“Miqësia e Kosovës me ShBA-të është e përjetshme. Ardhja e Gjeneralit Joseph Lengyel është dëshmi e orientimit tonë dhe dëshmi që marrëdhënia mes dy vendeve çdo herë e më shumë po konkretizohet në partneritet strategjik.
E falënderova Gjeneralin Lengyel, që mbi 20.000 djem e vajza pjesëtarë të Gardës Nacionale të SHBA-së kanë shërbyer në Kosovë, me nder dhe përkushtim. Këta ushtarë sot kanë nga një storje për Kosovën dhe janë ambasadorë të Kosovës kudo që shërbejnë tash.
Partneriteti me Garden Nacionale të Iowa-s, i cili po forcohet çdo ditë e më shumë, është dëshmia më e fortë se Kosova dhe SHBA janë popuj paqedashës”, ka shkruar Haradinaj ne facebook./arbresh.info/

Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...
Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi zyrtarin poli...
Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohet i dyshua...
“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...