Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se partitë në pushtet nuk do të marrin pjesë në seancën e opozitës ku pritet të votohet rezoluta për bisedime.
Haradinaj tha se meqenëse opozita s’po merr pjesë në seancën e Qeverisë, atëherë as partitë e pushtetit nuk do të marrin pjesë në seancën e opozitës.
“Si të marrin pjesë partitë e pushtetit në një seancë të opozitës, kur opozita s’merr pjesë në seancën tonë. Ata s’kanë nevojë të votojnë, por vetëm të marrin pjesë, të diskutojmë se çka u pengon. Mungesa e kuorumit është paaftësi e Kosovës për të ecur përpara. Ne kemi krizë në Kosovë, kemi gjendje ekonomike të rëndë, papunësi të lartë, por po punojmë të konsolidojmë vendin. Nuk kemi krizë siç thotë Hoti”, theksoi Haradinaj.
Ai tha ndër të tjera se, “më shumë kam bërë unë punë për ruajte të territorit se krejt opozita bashkë”.
Kreu i qeverisë ritheksoi edhe njëherë se nuk ka as ndarje, as kufij të rinj e as shkëmbim territoresh.
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...