Sot ishte paralajmëruar të mbahej mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës nga ora 14:00.
Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi për herë të parë Qeveria nuk pati kuorum, shkruan Indeksonline.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i pakënaqur me këtë situatë, për shkak të së cilës dështoi mbledhja.
“Po shprehi mospajtim me faktin që s’ka kurom. E di që kanë angazhime, por mbledhja e qeverisë duhet të ketë prioritet”, tha Haradinaj.
Madje, ai kishte edhe një paralajmërim për ministrat që po mungojnë në mbledhjet e kabinetit.
“Do të bisedoj me partnerët e koalicionit për t’i shkarkuar nëse ata mungojnë”, tha Haradinaj.
Ai u tregua pak më i ashpër me ministrin e ri të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.
“Ai sapo është emëruar në këtë pozitë dhe nuk e di si ia jep vetës këtë të drejtë të mungoj”, theksoi Haradinaj.
Vrasja me nëntë plumba në Llapashticë të Podujevës, i akuzua...
Krasniqi: Kosova ka shumë nevojë për njerëz që dinë të bashk...
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...