Pavarësisht deklarimeve se partnerët e koalicionit nuk kanë asnjë pakënaqësi mes vete, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka bërë edhe një paralajmërim për kryeministrin Avdullah Hoti.
Pak ditë pasi pati kritika për dialogun dhe emërimin e Skender Hysenit si koordinator për bisedime, Haradinaj ka folur edhe njëherë lidhur me mosmarrëveshjet e partnerëve.
Lideri i AAK’së në një intervistë për Gazetën Blic citohet të ketë thënë se nuk e mbështet Hotin në dialog.
“Avdullah Hoti kotë “shëtitet” në Bruksel, nuk e ka mbështetjen time dhe të AAK-së për këtë formë dialogu”, ka deklaruar Haradinaj.
Të njejtin qëndrim karshi Hotit dhe dialogut e kanë edhe në Nismën Socialdemokrate.
Lideri i Nismës, Fatmir Limaj javën që lam pas në Pressing në T7 ka folur lidhur me emërimin e Hysenit, për të cilin tha se nuk ka pasur asnjë informacion.
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...