Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar si të ngutshme dhe të gabuar qasjen e Listës Serbe për formimin e njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Nuk ekziston formula për ta krijuar vetë, ekziston një jurisdiksion në Kosovë”, ka thënë Haradinaj në “Rubikon” të KTV’së.
“Është një Kushtetutë, një bazë ligjore, është vetëm një legjislativ – Parlamenti i vendit”, ka theksuar ai.
“S’ka si të krijohet vetë. S’ka bazë tjetër”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit.
“Fatkeqësisht, kjo është një qasje e gabuar. Është një ushtrim që mund ta bëjnë ata, inekzistent”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri kosvar ka paralajmëruar se do të merren masa ndaj të gjithë atyre që nuk e respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.
Shefi i Qeverisë po ashtu ka bërë të ditur se ishte i njoftuar një natë më parë për largimin e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës i vendit, në qoftë se ndalohet dhe arrestohet zyrtari serb, Marko Gjuriq.
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...
Vazhdon ‘greva’ e Ronaldos, nuk do të jetë preze...
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...