Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec.
Me këtë rast, Haradinaj ka konfirmuar se nga java e ardhshme do të nisin pagesat e pensioneve për veteranët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta, sikur iu takon sipas ligjit.
“Veç 50 euro i keni marrë ju në gusht për Bajram. Unë e kam thirrë Ministrinë e Financave, iu kam thënë: ‘Ku është problemi?’. Më thanë: ‘I kemi do situata, do probleme’. Ju kam thënë: ‘Rregullojeni…’. Çdo gjë që parashihet me u bë për këtë vit do të bëhet”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk mundesh me ju thënë veteranëve kemi me i bë do hetime; këto janë rrena se dojnë me i ndalë për vete do pare”, është shprehur ai, përcjell EO.
“Javën që vjen fillon pagesa e pensioneve”, ka thënë Haradinaj, para ish-bashkëluftëtarëve, në tubimin ku merrte pjesë dhe kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi.
Ndërsa, me miratimin e buxhetit të vitit 2018, Haradinaj ka premtuar se nuk do të ketë më probleme, e as vonesa.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...