Ka ndërruar jetë babai i heroit kombëtar Afrim Zhitia, Osman Zhitia.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Zhitia ishte shembull i burrit shqiptar, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit.
“Baci Osman nuk ishte vetëm babai i Heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit. Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj thotë se dhembjen po e ndajnë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka përfunduar ai./arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?