Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se sot se brezi i UÇK-së e ka ndryshuar historinë e shqiptarëve.
Duke folur në tubimin përkujtimor për dëshmorët e rënë para 20 vitesh në Korishë të Prizrenit, Haradinaj tha se ka përfunduar koha kur tjerët kanë marr toka prej shqiptarëve.
Ai i ftoi të gjithë që të ndihmojnë që ta arrijnë paqen në Ballkan.
“Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë n toka që ua ka lënë Zoti. Nuk ka më praktika me marr prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë. Ju bëjmë thirrje të gjithëve të na ndihmojnë të arrijmë paqen në Ballkan. Gjatë garës që kemi brenda nesh, mos të harrojmë që kemi garë edhe nga jashtë. Jemi në garë me fqinjë grabitqarë”, tha Haradinaj.
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...