Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk dihet ende nëse po bëhet fjalë për mungesë të dy apo më shumë votave për ta miratuar Demarkacionin.
Haradinaj, në një konferencë për media pasi Kuvendi ka shkuar në pauzë ka thënë se koalicioni qeverisës ka poashtu deputetë që janë në Podgoricë, shkruan Arbresh.info,
“Nuk e dimë a janë dy a më shumë, por jemi në seancë, seanca do ta vërtetoj, jemi në punë e sipër që ta kemi numrin e votave. Raporti i Komisionit Shtetëror është një draft i ligjit, kemi deputetë tanë të koalicionit që janë në Podgoricë”, ka thënë Haradinaj.
Sa i përket Listës Serbe, Haradinaj ka thënë se ata janë në Prishtinë dhe se në moment të caktuar do të vendoset se si të veprohet./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...