Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur për deklaratën e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se, Ramush Haradinaj kur ishte në postin e kryeministrit, kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë vendit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se nuk beson se deputetja Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare.
Ai thotë se kur është fjala për nënat shqiptare, beson se të gjithë janë një
“Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj.
Deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaratën e saj në televizion, aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri.
Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një”, ka shkruar Haradinaj.
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...