Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Suharekë ku pati një takim me qytetarët e kësaj komune.
Ai tha se prej se e ka marr pozitën e kryeministrit i ka pa se cilat punë i ka Kosova që munden të kryhen dhe të forcohet Kosovën.“Më kanë thënë mos u ngut se duhet me shku në Bruksel me fol me Evropën e Serbinë për disa punë të vendit tënd. Ne për ushtrinë tonë kaq të vogël po u dashke me shku me vet Serbinë, a Serbia kur po shkon me ble armë në Moskë, neve nuk po na vet kurrgjë. I kom pyet disa të huaj që po thuni mos u ngut, a është normale, ne populli viktimë s’po kemi të drejtë me ja jep të drejtën vetës me u mbrojt”, tha ai.
Haradinaj tha se u ka treguar miqve ndërkombëtarë dhe se sipas tij gjithçka është në rregull dhe nuk ka nevojë për frikë.
Ndërsa tha se njohja nga Serbia nuk mund të vijë duke dhënë tokë.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë