Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se njohja e Kosovës shtet nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin e marrëdhënieve mea dy vendeve.
“Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve dhe ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë. Sot zhvillova një takim të ngrohtë e miqësor me ambasadoren e Izraelit në Kosovë znj. Tamar Ziv”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se dy popujt i bashkon historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri.
“Bashkëbiseduam për intensifikimin e mëtejmë të raporteve bilaterale mes dy vendeve dhe popujve, që i bashkoi historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri”, ka përfunduar i pari i AAK-së. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër