Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot minatorët e Mitrovicës me rastin e ditës së grevës së Minatorëve, njofton Klan Kosova.
Haradinaj këtu tha se ngujimi i minatorëve në minierën e Trepçës 29 vjet më parë, ishte moment kthese për Kosovën dhe zhvillimet e asaj kohe.
“Kemi para vetes dhe po punojmë në hartimin e statutit të Trepçës e gjithashtu edhe në përzgjedhjen e bordit të saj”.
Gjatë kësaj vizite, Haradinaj foli edhe për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“I thashë vëllait im Edi Ramës, ne mundemi të shesim mend sa të duash tek njëri-tjetri por së më miri do të ishte Edi Rama ta zhvillonte Shqipërinë, me gjithë respektin për popullin shqiptar”.
“Kosova nuk është vend pa njerëz ku mundet çdokush të vijë e të japë leksione”, tha Kryeministri.
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë