Kryeministri Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media tha se nesër në Bruksel do të bisedohet për MSA-në, vizat dhe dialogu.
“Është një takim me institucionet e BE-së, por ende nuk e kemi një agjendë. Opozita ka mundur të vij, por mund të vij edhe tjera herë. Nesër do ta kemi vendimin për propozim për viza. Ne duhet të jemi të kujdesshëm por duhet të punojmë për vizat”, ka thënë Haradinaj, raporton arbresh.info.
I pyetur se cila do të jetë porosia që do t’ia dërgojë Mogherinit, ai tha se “vetë fakti që jemi unik tregon se jemi funksional dhe së Kosova duhet të sjellë diçka në shpi”
“Ne e presim liberalizimin e vizave. Është shumë vështirë për neve mos me i marr vizat. Unë kam pas rast me u ul në tryezë me Brnabic e me Vuçiq por nesër nuk është që do të bisedojmë me Serbinë. Unë nuk mendoj që krejt Kosova duhet të angazhohet në dialog, duhet t’i bëjmë edhe punët e shpisë”, është shprehur Haradinaj.
Ndërsa për pyetjen se si e komenton paralajmërimin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë, Haradinaj tha se nuk ka se çfarë të komentoj./Arbresh.info
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...