Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët e komunës së Vushtrris me të cilët ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në vend
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneçësia e tij, dhe mos t’i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon.
“Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e tyre në qeverisjen e vendit. Ndërkohë, qeveria Kurti, nuk e menaxhoi si duhet procesin e dialogut, duke bërë gabim pas gabimi, që kulmuan me lëndimin e raporteve me aleatët tonë amerikan, të cilët ishin me ne në të gjitha fazat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, Luftës Çlirimtare dhe shtetndërtimit”, ka thënë Haradinaj.
“Largimi nga këshillat dhe kërkesat e tyre, pikërisht në fazën finale kur pritej përmbyllja e Marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, është gabim i tmerrshëm. Këto politika të dëmshme, mund të kenë pasoja shumë të rrezikshme për vendin, deri në karantinimin nga bashkësia ndërkombëtare”, shtoi tutje ai.
“Kryeministri duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneqësia e tij, dhe mos t’i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon”, ka përfunduar Haradinaj./arbresh.info/
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...