Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, të udhëhequr nga Ilir Havolli, kryetar, me të cilët bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në të gjitha fushat, posaçërisht në arsim dhe shëndetësi.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj është njoftuar nga përfaqësuesit e shoqatës për punën, të arriturat dhe sfidat e kësaj shoqate, në të njëjtën kohë para kryeministrit të vendit ata shfaqën kërkesat e tyre për nevojën e gjithë përfshirjes së psikologëve në të gjitha segmentet e jetës publike.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka shprehur vullnetin e tij dhe të Qeverisë së vendit për përkrahjen e vazhdueshme të të gjithë sektorëve, dhe në veçanti për sektorin shëndetësor dhe atë të arsimit, duke vlerësuar se roli i psikologut është i rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe edukativ.
“Jemi të përkushtuar për avancimin e rolit të psikologëve në shoqërinë tonë dhe nuk do të rreshtim së punuari për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe trajtimin dinjitoz të profesionistëve të cilët ofrojnë shërbime direkte për qytetarët e vendit”, tha kryeministri Haradinaj, duke u premtuar atyre ndërmarrjen e hapave për përshpejtimin e procedurave për themelimin e Odës së Psikologëve të Kosovës e cila garanton gjithë përfshirje në jetën publike dhe institucionale.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Shoqatës së Psikologëve, vlerësuan angazhimin e kryeministrit Haradinaj, duke thënë se mbështetja e Qeverisë është e nevojshme për rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e shërbimeve të cilat në fokus kanë qytetarin.

Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...