Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik.
“Takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë. Biseduam për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat“, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...
Vuçiq: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ale...
Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën nga Komiteti...
Supremja i thotë “jo” Alternativës për ankesën rreth fondeve...
Një vit nga takimi i fundit i Hashim Thaçit me babanë e tij ...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...