“Një marrëveshje me njohje reciproke, mbi kufijtë ekzistues midis dy kombeve tona është e domosdoshme. Ne si Kosovë jemi të përkushtuar në këtë proces”.
Kështu tha Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë fjalim në Samitin e Poznanit, me ç’rast ka thënë se dallimet e mëdha midis Kosovës dhe Serbisë mund dhe duhet të zgjidhen.
“Të nderuar mikpritës, faleminderit që keni organizuar këtë samit. Dëshiroj që brenda një kohe të shkurtër ta konfirmoj qëndrimin dhe angazhimin e Kosovës. Kosova është angazhuar në Samitin e Berlinit dhe mbështeti arritjet e tij në vazhdimësi. Gjithashtu edhe arritjet e Samitit të Poznanit, ne si Kosovë marrim përgjegjësi të plotë që t’i zbatojmë. Më duhet ta pranoj se kemi dallime të mëdha ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; dallime që mund dhe duhet të zgjidhen. Unë dëshiroj të shoh rritje të tregtisë ndërmjet dy vendeve tona, por kjo nuk është një temë e thjeshtë. Ekziston një kontekst më i gjerë politik në të cilin duhet të merren vendime të guximshme. Një marrëveshje me njohje reciproke, mbi kufijtë ekzistues midis dy kombeve tona është e domosdoshme. Ne si Kosovë jemi të përkushtuar në këtë proces”, u shpreh Haradinaj./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2861734590565638/?notif_id=1562318586744828¬if_t=live_video_explicit
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...