Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se 5 prilli sjell kujtimin për trimat e rrallë që kishte UÇK-ja.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai kujtoi bashkëluftëtarin e tij, Naser Brahimajn, të rënët në Rezallë të Drenicës e Llovë të Gjilanit dhe Fetnete Ramosajn.
Ai tha se respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës.
“5 prilli sjellë kujtimin për trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kujtoj me respekt heroizmin e bashkëluftëtarit tim Naser Brahimaj, me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja të Luftës Çlirimtare. Sot kujtojmë po ashtu, jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Këto masakra, nga të cilat ende shumë të pagjetur, janë plagë e hapur e Kosovës dhe i japin zë, thirrjes sonë për drejtësi”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
5 prilli sjellë kujtimin për trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kujtoj me respekt heroizmin e bashkëluftëtarit tim Naser Brahimaj, me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja të Luftës Çlirimtare.
Sot kujtojmë po ashtu, jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Këto masakra, nga të cilat ende shumë të pagjetur, janë plagë e hapur e Kosovës dhe i japin zë, thirrjes sonë për drejtësi.
Sot gjithashtu, u mbushën 3 vjet pa gruan e cila bëri dhe shkroi historinë, zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj.
Përjetësisht përulem para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!
Lavdi!/arbresh.info/
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...