Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, Kosova u drejtua me vendime që, siç thotë ai, sollën rritje, stabilitet dhe zhvillim real.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thekson se gjatë asaj kohe ka pasur rritje ekonomike, rritje e buxhetit në shëndetësi, arsim dhe mirëqenie, lehtësime fiskale për bizneset, kthimi 100 për qind i Trepçës, dhe mbi 12 mijë vende të reja pune, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në qeverisjen Haradinaj, Kosova u drejtua me vendime që sollën rritje, stabilitet dhe zhvillim real.
Rritje ekonomike e projektuar prej 4.7%, një nga më të lartat në rajon, e konfirmuar në raportet ekonomike të viteve 2018–2019.
Rritje historike e buxhetit në shëndetësi, arsim dhe mirëqenie me mbi 600 milionë euro më shumë brenda dy viteve të qeverisjes.
Lehtësime të fuqishme fiskale për bizneset, ulje të barrës tatimore dhe heqje të taksave për pajisje, lëndë të parë dhe prodhim vendor.
Kthimi 100% i Trepçës, duke i dhënë fund çdo pretendimi serb dhe duke krijuar bazë të sigurt për zhvillim ekonomik kombëtar.
Mbi 12,000 vende të reja pune të raportuara nga ATK vetëm në tremujorët e parë të vitit 2019 falë rritjes së prodhimit dhe politikave zhvillimore.

Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...
15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë
“Deshu”, Fjolla e nervozuar me fjalët e Edit: A po don ai pu...
Mbretëria e Bashkuar ofron 600 milionë paund për forcimin e ...
Përmbyset varka, 14 egjiptianë humbin jetën në Kretë