Në përvjetorin e 44-të të demonstratave studentore të vitit 1981, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar rëndësinë e protestave që shënuan një pikë kthese në historinë e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se më 11 mars të vitit 1981, mijëra studentë me guxim dhe vizion të qartë, dërguan një mesazh të fuqishëm se shqiptarët nuk do të nënshtroheshin kurrë ndaj regjimit dhe se liria është një e drejtë e panegociueshme.
Ai shtoi se rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga guximi dhe vendosmëria e protestuesve të vitit 1981, vazhdoi rrugën e qëndresës deri në betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Arbresh.info
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta