Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka takuar në Pentagon drejtorin kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, Alton V. Buland.
Kështu ka njoftuar vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Gjithmonë është nder i madh të vizitoj Pentagonin dhe të takohem me z. Alton V. Buland, Drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes. Në fillim të takimit e falënderova z. Buland për angazhimin e madh që Ushtria dhe Qeveria Amerikane e ka në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj, në veçanti në ndihmën që i kanë dhënë dhe i japin forcimit të Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se një proces i përshpejtuar i anëtarësimit të Kosovës në NATO e ndihmon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
“Gjatë takimit me z. Buland argumentova nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Theksova se një proces i përshpejtuar i anëtarësimit të Kosovës në NATO e ndihmon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Theksova se Kosova dhe Ushtria gjithmonë do të jetë në krah me Amerikën dhe shteteve tjera anëtare të Aleancës veri-atlantike të NATO-s.
Konfirmova se lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...