Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurit për takim.
Ai ka thënë se ka qenë në Qeveri në ora 9:00 të mëngjesit, por që Kurti nuk ishte në zyre.
Kryeministri i Kosovës në ora 10:00 ka takuar kreun e PDK-së dhe atë të LDK-së, ku kanë disktuar për zhvillimet e fundit në veri, pas vendosjes së reciprocitetit për targat.
Postimi i plotë:
I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!
Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.
Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!
Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.
Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!
Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.
Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm! /arbresh.info/
Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ...
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...