Kryetari në dorëheqje i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar mospjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar si “një shije të keqe”.
“Një shije e keqe ishte mospjesëmarrja e Vetëvendosjes dhe partnerëve të saj qeverisës, ndërsa edhe Lista Serbe mungoi në takim, është e pakuptimet mos pjesëmarrja e tyre.”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se 5, 12 dhe 19 prilli janë si opsione, por mund të ketë edhe datë tjetër.
“Adresimi në Gjykatë Kushtetuese është një fyerje në vete,tallje, hajgare me proceset. Ata më së miri e din që afati 30-ditor është i tillë e kanë ditur me kohë, kanë bërë hajgare, mënyra se si kanë thirr seanca dje, është vërtetë gabim prej anës tyre. Askush nuk i ka faj VV-së për sjelljen e tyre dhe ato që ia kanë sjellur vendit, kjo situatë është rezultat i tyre. Është dashur të vinë ne këtë takim dhe ti thonë pikëpamjet qofshin edhe të kundërta. Sa i përket datave janë opsion datat prej 5, 12 dhe 19 prill. Mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër varësisht prej zhvillimeve, ne nuk kemi datë të preferuar për shkak se e kuptojmë se jemi në auto-pilot, nuk ka më askush kompetenca, përveç Kushtetutës, dhomave kushtetuese dhe afateve kushtetuese dhe ne e respektojmë cilën do datë nga këto data”, tha ai pas takimit me Osmanin.
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale