Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka vizituar komunat e Suharekës, Rahovecit dhe Gjakovës për të parë nga afër situatën e krijuar lidhur me Coronavirusin COVID-19.
Ai thotë se stafi mjekësor është mobilizuar dhe në markete ka mjaft mallra dhe nuk ka vend për panik.
Postimi i tij:
Sot vizitova komunat e Suharekës, Rahovecit dhe Gjakovës për të parë nga afër situatën e krijuar lidhur me Coronavirusin COVID-19.
Pashë një mobilizim të madh të stafit komunal dhe shëndetësor të këtyre komunave si dhe solidaritetin e qytetarëve.
Në markete ka furnizim të mjaftueshëm me mallra dhe nuk ka vend për panik, ndërsa dua të falënderoj kompani të shumta private që po japin donacione për qytetarët.
Rrini në shtëpi! Bashkë e kalojmë këtë sfidë.
RH
Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për ba...
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...