Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë ka vendosur lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.
Haradinaj ka thënë se kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore.
“Sot, në përkujtim të heronjve që kanë dhënë gjithçka për paqen dhe lirinë, u bashkuam me aleatët strategjikë në nderim të Aktit të Përkujtimit. Në këtë ditë, kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore, shprehëm respektin tonë të thellë për sakrificën e luftëtarëve britanikë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se synimi ynë është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional.
“Në sheshin “Edit Durham” në kryeqytet, vendosëm lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke forcuar lidhjen e miqësisë e të partneritetit të përhershëm që na bashkon. Kosova, e ndërtuar mbi themelet e sakrificës dhe flijimit, qëndron krah për krah me botën demokratike. Sot, në këtë rrugëtim të përbashkët, synimi ynë është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, për t’i shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e në botë”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...