Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij, të cilët ranë heroikisht në luftim me forcat okupatore serbe 22 vjet më parë.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se rënia e tyre ishte një humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Në javën e dytë të gushtit 1998, u përjetësuan shumë bashkëluftëtarë të zot, që ishin përkrah nesh që nga fillimet e rezistencës për liri. Sot kujtojmë me respekt bashkëluftëtarët e bashkëfshatarët e mi, Sokol Sejfijaj, Enver Halilaj, Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj. Kujtojmë komandantin Maxhun Çekaj dhe trimat e Irzniqit, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha dhe Malë Zejnaj. Po ashtu, bashkëluftetarët Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi, Arton Hasanaj nga Rakoci dhe Agron Thaqi nga Skivjani. Rënia e tyre ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe motivim që ne të vazhdojmë tutje deri në çlirim. Përgjithmonë mirënjohës kontributit e sakrificës së tyre. Lavdi e përjetshme!”./arbresh.info/


Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe