Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka kujtuar disa nga masakrat më të mëdha që ndodhën në Kosovës, raporton arbresh.info.
Sipas tij, sot kujtojmë aktin çnjerëzor mbi një popullatë të tërë të pafajshme. Fëmijë, pleq, gra e burra të pambrojtur, u bënë cak i territorit të regjimit serb. Ndër breza do të kujtohen të gjithë martirët, nga gjaku i të cilëve u vendosën themelet e Kosovës së lirë.
Më poshtë keni postimin e plotë të kryeministrit Haradinaj:
Në përvjetorin e masakrave të Krushës së Madhe, Krushës së Vogël, Kotlinës, Suharekës, Lybeniqit, Izbicës, Mejës, Pastaselit, Leshanit, flijimit të familjes Berisha në Suharekë, familjes Bogujevci në Podujevë dhe të gjitha krimet tjera, pamjet e luftës së fundit në Kosovë na rikthehen sërish.
Sot kujtojmë aktin çnjerëzor mbi një popullatë të tërë të pafajshme. Fëmijë, pleq, gra e burra, të pambrojtur, u bënë cak i terrorit të regjimit serb. Ndër breza do të kujtohen të gjithë martirët, nga gjaku i të cilëve u vendosen themelet e Kosovës së lirë.
Kujtojmë sot betejën e Landovicës dhe tetë dëshmorët e rënë!
Në ditën e sotme, më 2001 ra dëshmor Njazi Azemi, luftëtar i orëve të para të UÇK-së dhe UÇPMB-së dhe më këtë rast, e nderojmë Komandant Mjekrrën, qoftë i ndritur emri dhe vepra e tij.
Lavdi e nder i përjetshëm të gjithë martirëve dhe dëshmorëve!
RH
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...