Kryeministri Ramush Haradinaj i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe ministri i mbrojtjes Rrustem Berisha kanë bërë homazhe tek Pllaka Memoriale e ushtarëve të rënë të KFOR-it.
Haradinaj tha se e kishte nderim të përjetshëm për të gjithë ata që ndihmuan lirinë dhe paqen e Kosovës, raporton arbresh.info.

“Nesër bëhen 20 vite nga fillimi i fushatës ajrore të NATO-s e cila përmbylli një tragjedi të popullit të Kosovës që shpëtoi shumë jetë, e ktheu lirinë për jetën për popullin e Kosovës. E kam për nder në emër të qeverisë të nderoj te lapidari ku kujtohen të gjithë që kanë shërbyer në Kosovë, ushtarët e KFOR-it dhe të NATO-s, nderim i përjetshëm për të gjithë që e ndihmuan lirinë tonë dhe paqen tonë”, tha kryeministri.

Tutje Haradinaj thotë se nuk ka mik më të mirë se ai që të gjendet në ditë të vështira, e miku i përjetshëm për ne është NATO.
“Populli i Kosovës veprimeve te Amerikës i është përgjithmonë mirënjohës nuk ka mik më të mirë se ai që të gjendet në ditë të vështira, na ditë më të vështirë nuk kemi pas se në atë kohë e miku më i mirë i përjetshëm për ne është NATO, kur ka vullnet e qëndrueshmëri asgjë nuk është e vështirë”, tha Haradinaj./Arbresh.info/

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit